Tarifat për kërkesat për numrat e bartur
Duke ditur faktin që numri i telefonit nuk do të jetë më i lidhur me me një rrjet
të caktuar, kompanitë telefonike kanë detyrimin që të sigurojnë informacion për
përdoruesit mbi rrjetin e tyre ku një numër është aktivizuar dhe mbi tarifat e
thirrjeve tek numrat përkatës.
Informacioni do të ofrohet pa pagesë, nga cilido operator, nëpërmjet:
-
Shërbimit të Klientit
-
Adresave të internetit
-
Mjete të tjera informacioni (p.sh.nëpërmjet SMS)
Për më tepër, AKEP do të vendosë mbi operatorët që përdorin tarifa të ndryshme,
bazuar në rrjetin e destinacionit thirrës, deyrimin për të dërguar , të paktën
në rastin e numrave të bartur, pa
pagesë, beep, të veçantë,
nëpërmjet të cilit përdoruesi është paralajmëruar në rrjetin ku thirrja është
origjinuar. Nëse ju thërrisni një numër të bartur, para përfundimit të thirrjes,
ju do të dëgjoni këtë tingull, apo këtë ton.