Sa kohë më duhet për bartjen e numrit ?
Proçesi i bartjes nuk mund të zgjatë – në kushte normale, më shumë se
3 ditë pune.
Numri juaj do të bartet jo me shpejt se ditën e tretë të punës, duke i
llogaritur nga dita e plotësimit dhe dorëzimit të kërkesës së bartjes së numrit.
Ju do të caktoni datën e saktë me operatorin e zgjedhur. Gjatë ditëve të bartjes
së numrit, shërbimi i telefonisë së lëvizshme nuk do të funksionojë për jo më
shumë se 24 orë.