Kur mund ta bart numrin tim?
Numri juaj mund të bartet kurdo që ju e
kërkoni, duhet ju të vendosni për të hequr dorë nga shërbimi i një operatori
të caktuar dhe të përdorni një rrjet të një operatori tjetër. Çdo numër telefoni
mund të bartet, duke ruajtur llojin e rrjetit: një numër telefoni i lëvizshëm
mund të bartet te një rrjet tjetër telefonie të lëvizshme dhe një numër telefoni
i qëndrueshëm mund të bartet te një rrjet tjetër i qëndrueshëm.
Kujdes: Ndërrimi te një operator tjetër nuk përfundon detyrimet kontraktore
të mëparshme.
Kontrata e përfunduar me operatorin aktual është pezulluar kur proçesi i bartjes
është kryer , por anullimi i kontratës nuk përfundon detyrimet kontraktore të
cilat ekzistojnë para bartjes.
Transferimi tek një operator tjetër nuk
ju shkarkon nga zbatimi i detyrimeve të kontratës së përfunduar me operatorin
aktual. Ju duhet të paguani të gjitha detyrimet që keni nga kontrata e
mëparshme. Nëse ka një detyrim para anullimit të kontratës, ju duhet të paguani
penalitetet ose të prisni afatin e përfundimit të kontratës para bartjes së
numrit dhe ndryshimit të ofruesit të shërbimit.