Kur mund të bart numrin tim?   

 

Numri juaj mund të bartet kurdo që ju e kërkoni, duhet ju të vendosni për të hequr dorë nga shërbimi i një operatori të caktuar dhe të përdorni një rrjet të një operatori tjetër. Çdo numër telefoni mund të bartet, duke ruajtur llojin e rrjetit: një numër telefoni i lëvizshëm mund të bartet te një rrjet tjetër telefonie të lëvizshme dhe një numër telefoni i qëndrueshëm mund të bartet te një rrjet tjetër i qëndrueshëm.

 

Kujdes: Ndërrimi te një operator tjetër nuk përfundon detyrimet kontraktore të mëparshme.

 

Kontrata e përfunduar me operatorin aktual është pezulluar kur proçesi i bartjes është kryer , por anullimi i kontratës nuk përfundon detyrimet kontraktore të cilat ekzistojnë para bartjes.

 

Transferimi tek një  operator tjetër nuk ju shkarkon nga zbatimi i detyrimeve të kontratës së përfunduar me operatorin aktual. Ju duhet të paguani të gjitha detyrimet që keni nga kontrata e mëparshme. Nëse ka një detyrim para anullimit të kontratës, ju duhet të paguani penalitetet ose të prisni afatin e përfundimit të kontratës para bartjes së numrit dhe ndryshimit të ofruesit të shërbimit.

Vendosni numrin e telefonit