Çfarë duhet të bëj për bartjen e numrit ?

 

 

 Kur ju vendosni të ndryshoni operator dhe dëshironi të mbani numrin që keni të telefonit, ju duhet të dërgoni një kërkesë tek operatori që dëshironi. Mbas kësaj do të fillojë proçedura për bartjen e numrit.

 

 Kategoritë e numrave të bartur:

 

-       Numrat e telefonisë së lëvizshme – një pajtimtar i telefonisë së lëvizshmë mund të mbajë numrin e tij/saj të telefonit kur ai/ajo dëshiron të ndryshojë operator, pavarësisht teknologjisë së përdorur për ofrimin e shërbimit (2G, 3G, etj.), metodës së pagesës (parapagesë apo paspagesë) apo llojit të shërbimit (zanor, faks, të dhëna).

 

-       Numrat e telefonisë së qëndrueshme (të pa lëvizshme)  - një pajtimtar i telefonisë së qëndrueshme mund të mbajë numrin e tij/saj të telefonit kur ai/ajo dëshiron të përfundojë një kontratë me një ofrues të caktuar dhe të nënshkruajë një kontratë me një ofrues tjetër të shërbimit telefonik të qëndrueshëm. Numrat e telefonisë së qëndrueshme mund të barten vetëm brenda një qarku ose vetëm brenda shtetit.

 

-       Numrat e telefonisë së qëndrueshme NUK MUND të barten tek rrjetet e telefonisë së lëvizshme, apo e anasjellta.

 

Këtu do të gjeni formularët e kërkuar:

 

-     Formular per bartjen e numrit

 

Vendosni numrin e telefonit